E mallkoi nga fëmija, mesfushori i Real Madrid pret kundërshtarin në parking dhe e rreh

BOTA


Fede Valverde tërhoqi vëmendjen e gjithë futbolldashësve kudo në botë pas grushtit që i dha Alex Baena pas ndeshjes Real Madrid-Villarreal, që u mbyll me rezultatin 2-3.

Pas sfidës së humbur nga “Los Blancos”, uruguaiani priti Alex Baena në parkingun e stadiumit dhe e qëlloi me grusht në fytyrë.


Megjithatë arsyeja pse Valverde ishte tepër i acaruar ishin fjalët e Baena gjatë ndeshjes, i cili e mallkoi për fëmijën e palindur, duke ditur se gruaja e lojtarit të Realit është shtatzënë: “Qaj se fëmija yt nuk do të lindë.”

Pas grushtit Valverde bërtiti: “Më thuaj tani çfarë po thoshe për djalin tim”.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Baena ka dashur të sqarojë se nuk kishte thënë kurrë ato fjalë: “Jam shumë i lumtur me fitoren mbresëlënëse të skuadrës në një stadium si ‘Santiago Bernabeu’, por në të njëjtën kohë i trishtuar për agresionin e pësuar pas ndeshjes dhe për ato që ai thotë për mua. Është krejtësisht e rreme që e kam thënë këtë.”

Agresioni i Valverdes padyshim që nuk hyn në raportin e arbitrit, pasi ka ndodhur jashtë stadiumit, por gjithsesi vlerësohet skualifikimi i lojtarit për sjellje të dhunshme. Villarreal bëri të ditur se ata janë të gatshëm të raportojnë lojtarin e Real Madrid nëse Baena e dëshiron atë.




Skip to toolbar