“Nuk kam probleme me Kurtin”, Gërvalla: Përpjekje naive për të na përçarë

KOSOVA


Përpjekje naive për të na përçare. Kështu i ka komentuar ministrja e punëve të jashtme në Kosovë, Donika Gervalla zërat për probleme me kryeministrin Albin Kurti.

Duke theksuar përkrahjen ndaj strategjisë që ka zgjedhur në këtë proces, Gërvalla shton se ka takime të rregullta mes krerëve institucionalë, ku gjithmonë është e pranishme.


Por, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi thotë se kryeministri Albin Kurti po e shpërfill vazhdimisht ministren Gërvalla. Ajo ngriti dyshime se mes partnerëve të koalicionit qeverisës ka mospajtime të mëdha, veçanërisht për dialogun Kosovë-Serbi.

“Kurti e ka kuptuar se zonja Gërvalla nuk e ka idenë se çka është politika e jashtme. Unë jam thellë e bindur se zotëri Kurti e ka kuptuar se zonja Gërvalla nuk e ka idenë se çka është politika e jashtme. E kemi pa se nuk është pjesë as e delegacionit në dialog dhe nuk ka informata sa i përket vendimeve që i merr qoftë presidentja apo kryeministri. Nuk është pjesë e asnjë takimi formal të presidentes dhe kryeministrit. Vet kjo pasqyrë të jep idenë të kuptosh se nuk është pjesë e formës së zhvillimit të politikës së jashtme.”

Lista Guxo u themelua nga Vjosa Osamni, e cila pas marrjes së postit të presidentes, ka dhënë dorëheqje nga kryesimi i partisë.




Skip to toolbar