FOTO/ Tritol makinës së kreut të Foltores në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca: Vetëm dëme materiale

AKTUALITET


Një sasi lënde plasëse i është vendosur makinës tip ‘Audi’ në pronësi të kreut të Rithemelimit në Vau Dejes, Benard Ndreca.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 7:10 të mëngjesit, ku shpëthimi ka ndodhur pikërisht në momentin që Ndreca ka hipur në automje.


“Rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit Bernard Ndreca dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.”-  njofton policia.

Nga shpërthimi, Ndreca nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.

Euronews Albania, ka siguruar foton e mjetit tip ‘Audi’ të kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca i cili ka shpërthyer nga një sasi tritoli të vënë në pjesën e përparme.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 7:10 të mëngjesit, ku shpëthimi ka ndodhur pikërisht në momentin që Ndreca ka hipur në automje. Nga shpërthimi,Ndreca nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.




Skip to toolbar