Armando Sadiku dhe Ermir Lenjani janë në garë mes tyre për golin më të bukur të realizuar gjatë muajit prill në kampionatin zviceran të futbollit.
Sulmuesi i Luganos dhe mbrojtësi i Sion, janë përzgjedhur nga faqja zyrtare e Superligës së Zvicrës, së bashku me Samuele Campo nga Basel, për të marrë votat e tifozëve zviceran në lidhje me realizimin më të bukur gjatë muajit që lam pas.
Armando Sadiku do të votohet për eurogolin e shënuar ndaj Basel disa javë më parë, ku sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi nga më shumë se 35 metër distancë, pasi ishte futur si zëvendësues.
Edhe Ermir Lenjani do të votohet për golin nga jashtë zone që i shënoi Thun pak javë më parë, pasi bëri një realizim spektakolar me të majtën e tij.