E vërteta e “helmit” në Krujë/ Shefi komisariatit: Spray pa rrezik për jetën

AKTUALITET


Në një lidhje live me emisionin “Real Story”, Kreshnik Alimadhi, shef i komisariatit të Krujës, ka sqaruar saktësisht se çfarë ndodhi gjatë ditës së sotme në një gjimnaz të Krujës, ku një nxënës përdori një spray me lëndë bimore piper, duke shkakuar probleme tek disa nxënnës të tjerë, të cilët disa prej tyre u dërguar edhe në spital.

Ngjarja krijoi panik, por akoma më shumë paniku u shtua pas reagimit të ish-kryeminsitrit, i cili shkroi në facebook se ne shkolle ishte hedhur helm. Berisha me denoncimet nga “qytetari degjital” pompoi ngjarjen duke u shprehur se në gjimnaz është hedhur lëndë helmuese, ndërsa ngjarja është mbajtur e fshehtë.Alimadhi sqaron se ngjarja ka nisur si shaka mes dy nxënësve, ndërsa ai që përdori spray nuk i dinte efektet që mund të sillte.


Spray sipas shefit nuk sjell rrezik për jetën edhe pse ai është sekuestruar dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve.

Është e vërtet që ka ndodhur kjo gjë. Ngjarja ka ndodhur në klasën 11B, në katin e tretë të godinës ,në orën 09:40. Pas marrjes së njoftimit është shkuar në ambientet e shkollës dhe është afruar ndihma e parë.

Fillimisht janë shoqëruar 2 nxënës drejt urgjencës dhe më pas është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të kësaj klase.

Ngjarja ka ndodhur për shkak se një i mitur ka përdorur një spray me lëndë bimore piper, që ka shkaktuar tek nxënësit e tjerë, kollitjen, frymëmarrje dhe skuqje të syve,

Veprimet janë kryer komform procedurave  standardeve dhe materialet i janë referuar prokurorisë sënë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ajo ka qenë një shaka mes dy nxënësve dhe ai që e ka përdorur nuk e ka ditur se çfarë efektesh mund të shkaktojë.

Ai spray nuk sjell rrezik për  jetën. Ne e kemi sekuestruar dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve, por paraprakisht ai është një spray me lëndë bimore piper” tha Alimadhi.




Skip to toolbar