Takimi Bardhi – Berisha, Gjekmarkaj: Bashkimi minimumi, shoh të arritshme një opozitë federative

Më të fundit


Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, në ABC News, ndër të tjera tha se bashkimi i opozitës është minimumi që duhet të bëhet.

Në lidhje mundësinë që deputetët të refuzojnë Berishën si lider dhe një të tillë t’ia thonë në Sy, Gjekmarkaj tha se nuk është se nuk mendon një gjë të tillë, por ajo ishte mbledhja e parë dhe ishte  pa kushte, duke theksuar faktin se opozita duhet të përfaqësojë të gjithë votuesit e saj.


“Unë nuk është se nuk mendoj edhe gjëra të tilla. Ajo ishte një mbledhje e parë dhe një mbledhje e opozitës, ballë për ballë, pa kushte, pa pretendime.

Berisha e di që nuk ikën, por di gjithashtu që opozita po votuesit e tij do të ishte shumë e pafuqishme.

Nuk mund të ndërtohet një opozitë pa bashkuar trupën votuese të PD. Bashkimi është një minimum. Se kemi qenë të bashkuar dhe nuk kemi korrur sukses. Sepse problemi ynë ka qenë raporti me të vërtetën.

PD ka një keqkuptim me shoqërinë, sepse shoqëria kërkon gjëra të reja dhe ne i qasem të njëjtën mënyrë. Ka një keqkuptim tjetër sepse PD kërkon që shoqëria ta ndjek, ndërkohë që duhet ta ndjekë ajo shoqërinë dhe dinamikën e saj.

Nëse ne nuk sjellim vërtetësi, në mbushim kohën tonë në mënyrë të rreme.

Ne po tentojmë të bashkojnë opozitën. Unë nuk kam shkuar aty si pjesë e “Foltores”, unë nuk e njoh Berishën si kryetar” tha Gjekmarkaj.

Në lidhje strategjinë e këtij bashkimi, Gjekmarkaj tha se ideja është një opozite federative, e cila do të zgjedhe një kandidat për kryeministër që të jetë i denjë.

Unë e përsëris. E shoh si një mundësi eksplorative. Nuk do të na falnin, nëse nuk do të tentonim ta bashkonim opozitën.

Unë shoh si objektiv të arritshëm, një opozitë federative, ku të shkohet drejt një kandidati për kryeministër, që të gjendet në mënyrë sa më përfaqësuese dhe sa më ligjitime, që të jetë një person dinjitoz.

Nuk e di nëse mund ta bëjë këtë Berisha, por unë e shoh këtë si zgjidhjen e vetme” shtoi ai.




Skip to toolbar