Ecuria ekonomike, ministrja Ibrahimaj: Të ardhurat dhe punësimi u rritën

EKONOMI


Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka dalë mëngjesin e sotëm në një konferencë për mediat, ku ka bërë një rezyme të ecurisë ekonomike të vendit në 3-mujorin e parë të vitit.

Sipas Ibrahimajt, të ardhurat kanë ardhur duke u rritur gjatë këtij tremujori, duke u ndikuar nga rritja e çmimeve, por edhe nga aktiviteti ekonomik.


Ajo shtoi po ashtu se, të dhënat e punësimit vijojnë të mbështesin rritjen ekonomike, ku sektorët me ndikimin dhe rritjen më të madhe kanë qenë: ndërtimi, prodhimi, transporti dhe tregtia.

“Të ardhura kanë ardhur duke u rritur gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Rritja e të ardhurave ka vijuar të ndikohet nga rritja e çmimeve, por mbi të gjitha është aktiviteti ekonomik, që ka ndikuar në këtë rritje.

Të dhënat e punësimit vijojnë të mbështesin rritjen ekonomike. Kemi pasur një rritje të të punësuarve. Kemi pasur rritje në sektorin e ndërtimit, prodhimit, transportit dhe tregtisë. Sektori i shërbimeve vijon të zërë peshën më të madhe në punësim dhe qarkullim.”, u shpreh ndër të tjera ministrja Ibrahimaj.




Skip to toolbar