Edhe 3 pacientë me COVID-19 humbin jetën tek Infektivi

CORONAVIRUS


Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot raportin për 24 orët e fundit të situatës epidemiologjike. Sipas ministrisë kanë humbur jetën 3 të moshuar që kanë qenë ne terapi intensive.

Shkon në 69 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.


Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht, një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, bën me dije ministria.

Sipas ministrisë, harta e humbjeve të jetës është si më poshtë:

Qarku Tiranë 38,

Durrës 11,

Fier 5,

Vlorë 2,

Shkodër 10,

Kukës 1,

Elbasan 2




Skip to toolbar