Regjistrohen 82 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

CORONAVIRUS


Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus ne gjithe vendin.

Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 82 raste të reja me COVID-19.


Rastet e reja jane 30 ne Tirane, 6 ne Shkoder, Kavaje, Fushe Arrez, 5 ne Vlore, 4 Kruje, Durres e Lushnje, 2 Fier, Kurbin, Korce, Berat e Vau i Dejes.

Shifrat jane bere publike nga Ministria e Shendetesise ne deklaraten zyrtare te situates me te fundit te koronavirusit ne vendin tone.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 368 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë”, bën me dije Ministria.

Sipas Dr. Rovena Daja, lLajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1034 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

COVID-19 – Statistika (2 Korrik 2020)
Testime totale 27671
Raste pozitive 2662
Raste të shëruara 1559
Raste Aktive 1034
Humbje jete 69 (Qarku Tiranë 38, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 10, Kukës 1, Elbasan 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 387
Durrës 203
Shkodër 152
Vlorë 110
Fier 51
Lezhë 45
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Berat 8
Dibër 8
Gjirokastër 7




Skip to toolbar