Egnatia në finalen e Kupës së Shqipërisë

Më të fundit


Egnatia dhe Vllaznia janë ndeshur sot në orën 14:00 në ndeshjen e dytë të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, pasi ajo e para përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1 në Shkodër.

Pjesa e parë është mbyllur në barazimin pa gola  në Rrogozhinë. Çoba dhe VAR ishin protagonistë në 45 minutat e para të sfidës. Sulmuesi shkodran u ndëshkua me kartonin e kuq që në fillim të takimit, por pas verifikimit në VAR, gjyqtari Jorgji ndryshon mendim dhe e ndëshkon vetëm me kartonin e verdhë. Pak minuta më vonë, sulmuesi shënon, por goli anulohet për një pozicion jashtë loje të Latifif.


Pjesa e dytë ishte përsëri intensive dhe me raste. Egnatia në fakt ka qenë shumë këmbngulëse gjatë gjithë ndeshjes, por nuk ka mundur të finalizojë. Pas shumë përpjekjesh, rrogozhinasit shpërblehen në frymën e fundit të sfidës, ku Jackson realizon një gol të bukur dhe kalon vendasit në avantazh në minutat shtesë.




Skip to toolbar