Ekspertët nga Izraeli inspektojnë godinën e Kryegjyshatës së Bektashinjve

AKTUALITET


Një grup ekspertësh nga Izareli inspektuan të dielën pasdite godinën e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë. Kjo godinë pësoi disa dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit, ku në disa pjesë të mureve pati plasaritje të mëdha. Gjatë inspektimit të godinës së Kryegjyshatës, ekspertët nga Izraeli janë shoqëruar nga Baba Mondi.

Ata kanë parë nga afër dëmtimet e shkaktuara në pjesë të ndryshme të ndërtesës. Inxhinierët izarelitë kanë bërë matje dhe filmime të dëmtimeve, ndërsa në fund, një prej ekspertët foli për mediat. Ai dha garanci për ndërtesën duke u shprehur se struktura nuk është dëmtuar.


Gjatë inspektimit të ndërtesës ishte i pranishëm dhe një “Rabin” hebre, që shoqëroi ekspertët gjatë inspektimit të godinës së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve. Ekspertët nga Izraeli ndodhen prej disa ditësh në Shqipëri. Ata janë pjesë e grupeve të punës që po bëjnë vlerësimin e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.




Skip to toolbar