Ekzekutimi i 71-vjecarit në Elbasan nga RENEA, flasin fqinjët: Konfliktohej me gruan, ishte problematik me të gjithë

AKTUALITET


Lefter Zhidru ka bërë rezistencë për 5 orë ndaj policisë, duke qëlluar në drejtim të tyre, ndërsa në fund u ekzekutua me kallashnikov nga RENEA.

Pikërisht në këtë banesë ka jetuar 71-vjeçari Zhidru, që pas një zënke më ish-bashkëshorten e tij, ka shkëmbyer zjarr me policinë dhe ka plagosur dy kalimtarë të rastësishëm.

Zhidru, duke qëlluar jashtë banesës, ka dëmtuar edhe automjete që ishin parkuar në rrugë.  Edhe banorët e pallatit kanë kaluar orë tmerri.

Zhidru kishte 5 vjet që jetonte në këtë apartament, ku jetonte me gruan dhe vajzën e tyre 13 vjeçe. Fqinjët thonë se zënkat mes tyre ishin përditë, kishte klimë e tensionuar në këtë familje, ndërsa shpesh herë kishte ardhur edhe policia.

71-vjeçari kishte probleme edhe me fqinjët. Ai mbante levgë dhe me të kërcënonte fqinjët, ngjarje e cila ka përfunduar në gjykatë.

“Ruajti Zoti policët që i binin derën. Ka paur sherre me të shoqen, ndërsa vajza bërtiste”, tha një fqinje.



Skip to toolbar