Elhan Kastrati ndryshon ekip, por mbetet në të njëjtën ligë

AKTUALITET


Portieri i Kombëtares shqiptare, që aktualisht luan me skuadrën e Pescara në Itali, pritet të ndryshojë ekip. Siç shkruan gazetari italian Gianluca di Marzio, Elhan Kastrati pritet të udhëtojë drejt Siçilisë për t`u bashkuar me ekipin e Trapani, që gjithashtu aktivizohet në Serie B.

“Trapani është afër portierit Elhan Kastrati të Pescara. Futbollisti shqiptar, ka luajtur 11 ndeshje gjatë këtij sezoni, ndërsa pritet që në orët e ardhshme të shkojë në Siçili për të zënë vendin e Marco Carnesecchi, portierit të kombëtares U21 të Italisë”, shkruan ndër të tjera gazetari italian.


Ndërkohë, ende nuk bëhen të ditura detajet rreth transferimit të portierit, që është grumbulluar dhe nga kombëtarja U21 e Shqipërisë. Elhan Kastrati është prej disa vitesh pjesë e skuadrës së Pescara në Itali. Këtë sezon ai është aktivizuar në 11 ndeshje, duke bërë paraqitje të mira, ndërsa nuk ka munguar edhe në formacionin e javës në Serie B.




Skip to toolbar