Eliot Engel largohet nga Kongresi, Yuri Kim: Fituat mirënjohjen dhe respektin e shumë njerëzve

AKTUALITET


Pas 32 viteve, Eliot Engel nesër largohet nga Kongresi në SHBA.

Lidhur me largimin e tij ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.


Ndër diplomatët e huaj Engel njihet si miku më i mirë i shqiptarëve për vetë rolin e tij vendimtar për Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës, bombardimet e NATO-s ndaj serbëve dhe parandalimin e një genocidi në masë!

Kim thotë se Engel ka fituar respektin dhe mirënjohjen e shumë njerëzve në mbarë botën.

“Faleminderit Eliot Engel për një jetë të tërë shërbimi ndaj vendit tonë, përfshirë mbështetjen tuaj për marrëdhëniet e forta Shqipëri-SHBA.

Ju keni fituar mirënjohjen, respektin dhe dashurinë e kaq shumë njerëzve në të gjithë botën. Faleminderit”, shprehet ambasadorja Kim.




Skip to toolbar