EMRAT / Fuoristrada me targa angleze përplas dy gra dhe një burrë në Berat

AKTUALITET


Aksident me tre të plagosur në Berat.

Mjeti tip Fuoristradë Benz, me targa angleze, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Për pasojë ai ka përplasur tre persona që ndodheshin në anë të saj.


Të plagosurit kanë mbetur: Blerina Nerjaku, 45 vjeçe, banuese në Shijak, Mersine Nerjaku 37 vjeçe, banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu 63 vjeç, banues në fshatin Velabisht në Berat. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe dy prej tyre po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie si dhe drejtues të DVP Berat, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe pyetjen e dëshmitarëve, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, Leon Simoni, banues në Shkodër, është shoqëruar në polici.




Skip to toolbar