EMRAT/ Tentuan të vrisnin 25-vjeçarin, arrestohet një person në Kavajë, në kërkim i vëllai

AKTUALITET


Një person është arrestuar në Kavajë, ndërsa i vëllai u shpall në kërkim, pasi tentuan të vrisnin një 25-vjeçar.

Halit Ullorja u arrestua në flagrancë, sepse dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, bashkë me të vëllanë, kanë tentuar të vrasin, 25 vjeçarin Letjan Lushkaj, duke e dhunuar fizikisht atë dhe duke goditur me automjet, automjetin që drejtonte ky shtetas.

Uniformat blu rrestuan në flagrancë dhe 25-vjeçarin Lushkaj, pasi nga verifikimet rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.



Skip to toolbar