Endri Çekiçi gol nga 25 metra në Slloveni

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Endri Çekiçi realizoi golin e radhës në Slloveni me ekipin e Olimpija Ljubljana në kampionat. Sulmuesi u aktivizua titullar në takimin që skuadra e tij luajti në shtëpi dhe e fitoi 6-0 kundër Rudar. Çekiçi shënoi golin e gjashtë të sfidës në minutën e 89-të nga një goditje dënimi.

Nga rreth 25 metër distancë nga porta, sulmuesi shqiptar ekzekutoi në mënyrë përfekte me të djathtë një goditje dënimi, duke e dërguar topin në rrjetë. Me tre pikët e fituara të shtunën në mbrëmje, Ljubljana shkon në kuotën e 30 pikëve duke udhëhequr e vetme kampionatin në Slloveni.

Ndërkohë për endri Çekiçin ky ishte goli i pestë në kampionat për këtë sezon, duke u renditur afër golashënuesve më të mirë të kampionatit slloven deri më tani. Ky gol duket se do të jetë një arsye e fortë e trajnerit Edy Reja për të grumbulluar në kombëtare futbollistin pogradecar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese, atë ndaj Andorrës dhe Francës.

Gol za Olimpijo 6:0

🔥GOOOL❗️ V 89. minuti še en gol. S prostega strela je za mojstrovino poskrbel Endri Čekiči. Olimpija zdaj vodi s 6:0. Prva liga Telekom Slovenije #plts #OLIRUD

Gepostet von Sportal Goool am Samstag, 19. Oktober 2019

Çekiçi shënon në ndeshjen e parë të sezonit me Olimpijan

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Endri  Çekiçi e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin e ri me Olimpija Ljubjana në Slloveni. 22-vjeçari ka shënuar gol që në ndeshjen e parë të kampionatit, në fitoren 2-0 të skuadrës së tij në transfertën ndaj Bravo. Ishte minuta e 26-të e takimit, kur Çekiç realizoi nga jashtë zone një gol të spektakolar.

Një pasim nga Vukusic, u shfrytëzua mësëmiri nga sulmuesi pogradecara, që gjuajti fortë drejt portës duke mos i lënë mundësi portierit kundërshtar që ta ndalte. Kështu Olimpija kaloi në avantazh, ndërsa në pjesën e dytë, Suljic, shënoi dhe golin e dytë duke vulosur fitoren për skuadrën e tij.

Ky është një lajm i mirë për sulmuesin e kombëtares shqiptare, që e nis sezonin në mënyrën e duhur me skuadrën sllovene. Çekiçi u bë pjesë e Olimpija Ljubljana gjatë merkatos së dimrit, pasi la skuadrën e Dinamo Zagrebit për ekipin slloven.

Sulmuesi luajti 9 ndeshje gjatë fundit të sezonit të shkuar dhe shënoi 6 gola me fanellën e Olimpija. Megjithatë, për të nuk pati një ftesë nga Edy Reja në qershor, gjë të cilën shpreson ta ketë në shtator.

Frikë në ajër, avionët NATO ndjekin avionin Ernest

Do avinonë luftarak MiG-29 kanë bllokuar fluturimin e një avioni civil Airbus 320,  i cili ishte nisur nga Milano në drejtim të Kharkovit. Dy pilotët e avionit civil të fluturimit EG547, të kompanisë Ernest, nuk i janë përgjigjur thirrjes së Drejtorisë së Aviacionit dhe Tranpsortit në Slloveni.

Në këto kushte, dy avionët luftarak MiG-29, janë ngritur nga baza ajrore e Sliac, duke bllokuar fluturimin e avionit Airbus 320. Mediat lokale kanë raportuar se dy avionët luftarak kanë shkaktuar një “shpërthim sonik”, pasi kanë kaluar shpejtësinë e zërit, zhurma e të cilëve është lokalizuar në afërsi të Roznava Kosice.

Pas këtij incidenti, avioni civil ka vazhduar udhëtimin e tij. Fly Ernest është një kompani e aviacionit civil që ushtron aktivitetin e saj në disa vende të Europës, mes të cilëve edhe në Shqipëri.

Ky zhvillim vjen pasi Ernest Airlines konfirmoi se ka planifikuar të investojë më shumë se 100 milionë euro për zgjerimin e kompanisë, mes të tjerash dhe hapjen e një zyre të re në Ukrainë. Ndërkohë, avionët MiG janë avionë luftarak të projektuar që nga koha e ish-Bashkimit Sovjetik, të dizenjuar rreth viteve 1970.

Endri Çekiçi zbulon të ardhmen: Jam mirë tek Olimpija, tani pres ftesën e kombëtares

Endri Çekiçi ishte një nga tifozët VIP mbrëmjen e së martës në “Elbasan Arena” për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Moldavi ish-sulmuesi i ekipit tonë kombëtar U-21, që tashmë luan në Slloveni, duke i uruar suksese kuqezinjve, u shpreh se shpreson të rikthehet sa më parë edhe në ekipin kombëtar A.

“Natyrisht kam  ardhur si tifoz dhe si të gjithë tifozët shpresojmë për fitore. Unë kam shumë besim që do rikthehem në kombëtare. Puna kryesore mbetet te unë, të vazhdoj me këto ritme dhe nëse vazhdoj kështu ftesa nuk do mungoj”, tha Çekiçi.

I pyetur nga “Realstory.al”, Çekiçi zbuloi se nuk do të largohet nga Olimpija. Ai shprehet se ndihet mirë në Slloveni, ndërsa pjesëmarrja në Europa League është një mundësi e mirë edhe për të tërhequr vëmendjen e ekipeve ndërkombëtare.  

Për momentin do vijoj të luaj me Olimpijan. Besoj se ishte ana psikologjike. Ishin minutat që më mungonin në Kroaci. Drejtuesit më dhanë më shumë besim, trajneri i ri…synimi jonë është të futemi në grupet e Europa League. Nuk kam ndërmend të kthehem te Dinamo e Zagrebit. Synimi im është të vazhdoj me këto ritme, pasi besoj se po më ecën mirë aty”, përfundoi sulmuesi.

Çekiçi kthehet në bomber, shënon dhe i jep fitoren ekipit të tij (video)

Endri Çekiçi e kthen në rutinë shënimin e golit në Slloveni. Sulmuesi anësor i Kombëtares ka shënuar përsëri për Olimpija Ljubjana, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Çekiçi shënoi ndaj Mura në minutën e 59′ të takimit.

Ishte një moment rrëmuje në zonën kundërshtare, kur një nga shokët e futbollistit shqiptar gjuan drejt portës, por topi devijohet nga mbrojtësit vendas. Brenda zonës ndodhet dhe sulmuesi kuqezi, që gjuan direkt topin duke e dërguar në rrjetë.

Ky ishte goli i 6-të në kampionatin slloven për sulmuesin shqiptar në 9-të ndeshje të aktivizuara. Endri Çekiçi u transferua gjatë merkatos së dimrit nga Dinamo Zagrebit te Olimpija Ljubjana.

Endri Çekiçi realizon dygolësh në Slloveni, skuadra e tij siguron Europën (video)

Endri Çekiçi ka konfirmuar dhe sot se është duke kaluar një moment të shkëlqyer në karrierën e tij, pas transferimit nga Dinamo Zagreb te Olimpija Ljubjana. Futbollisti i kombëtares shqiptare ka shënuar dopietën e tij të parë në tetë ndeshjet e luajtura në kampionat.

Futbollisti kuqezi i ka dhënë fitoren ekipit të tij, duke përmbysur avantazhin 1-0 të Rudar në fushën e kësaj të fundit. Pasi vendasit kishin kaluar në avantazh në pjesën e parë, Endri Çekiçi ka përmbysur gjithçka për ekipin e tij në të dytën.

Ishte minuta e 52′ kur Çekiçi ka realizuar golin e barazimit nga brenda zonës. Në të 76-ën, sulmuesi kuqezi ka shënuar përsëri nga brenda zonës duke kaluar në avantazh skuadrën e Olimpija, që arriti ta ruante rezultatin deri në fund.

Me dygolëshin e sotëm, Endri Çekiçi shkon në kuotën e 5 golave në kampionat, në vetëm 8 ndeshje i aktivizuar. Me fitoren e sotme skuadra e sulmuesit kuqezi ka siguruar vendin e dytë në kampionat si dhe pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm.

Çekiçi shkëlqen përsëri, tjetër gol spektakolar në Slloveni (video)

Vijon të dhurojë spektakël në Slloveni futbollisti shqiptar, Endri Çekiçi, që ka gjetur përsëri rrjetën me skuadrën e tij, Olimpija Ljubjana.

Futbollisti i kombëtares shqiptare ka gjetur rrjetën në minutën e 35′, duke shënuar golin e tretë dhe që vulosi fitoren 3-0 të ekipit të tij kundër Mariborit.

Endri Çekiçi ka shënuar një gol spektakolar pas një aksioni në krah. Kështu Endri Çekiçi vijon të jetë një nga lojtarët më në formë te Olimpija, duke fituar zemrat e tifozëve të saj.

Gol dhe asist, Endri Çekiçi spektakolar në Slloveni (video)

Endri Çekiçi po shndërrohet në protagonist në Slloveni, teksa këtë mbrëmje ka shënuar përsëri për ekipin e Olimpija Ljubjana, në fitoren 4-2 ndaj Triglav

Sulmuesi i kombëtares U-21 të Shqipërisë, ka realizuar golin e tretë, pas një lëvizje të bukir në krahun e majtë, Çekiçi gjuan me të djathtën duke shënuar golin e qetësisë për ekipin e tij.

Megjithatë, ai nuk u ndal me kaq pasi dha dhe asistin e golit të katërt për Olimpijan, që vulosi fitoren dhe i jep siguri ekipit për të ruajtur pozitat në vendin e dytë kampionat dhe siguruar pjesëmarrjen në Europë sezonin e ardhshëm.

Olimpija Ljubjana – Triglav 4 -2 Goli i shenur nga Endri diten e sotme!

Publiée par Endri Cekici sur Dimanche 5 mai 2019

Po shkëlqen tek Olimpija, Çekiçi në formacionin e javës në Slloveni (foto)

Endri Çekiçi është duke kaluar ditë të shkëlqyer në kmpionatin slloven të futbollit. Këtë fundjavë, sulmuesi i kombëtares shqiptare, ka gjetur golin e parë me ekipin e Olimpija Ljubjana, që pas transferimit nga Dinamo e Zagrebit.

Çekiçi shënoi në takimin që skuadra e tij luajti kundër Krsko, me ndeshjen që përfundoi me fitoren e suadrës së sulmuesit të komëbtares shqiptare. Goli I tij hapi serinë e golave në atë ndeshje, ndërsa Çekiçi fitoi dhe një penallti.

Ndërkohë, paraqitja e tij e mirë është vlerësuar nga mediat sportive në Slloveni, të cilat e kanë përzgjedhur sulmuesin shqiptar në formacionin më të mirë të javës.

Çekiçi e nis mbarë, protagonist për Olimpijan në Slloveni (video)

Endri Çekiçi ka luajtur ndeshjen e tij të tretë me ekipin e Olimpija në Slloveni, që pas transferimit në janar nga skuadra e Dinamos së Zagrebit, ku nuk gjeti hapësirë në ekipin e parë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka bërë paraqitje të mirë dje me skuadrën e Olimpija, duke fituar një penallti në ndeshjen ndaj Gorica, që u mbyll me rezultatin final 3-1 për ekipin e sulmuesit shqiptar.

Në pjesën e dytë të takimit, Endri Çekiçi fitoi penallti pasi një nga kundërshtarët, Haliloviç, e pengoi në zonë duke shkaktuar faull. Lojtari i Goricas u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa Kronaveter realizoi golin e dytë për Olimpijan.

Penalltia e realizuara nga Kronaveter për 2-0 e sidomos epërsia numerike bëri më të thjeshtë punën e Olimpija, që gjeti shpejt edhe golin e tretë duke siguruar suksesin e radhës, por që e lë 9 pikë larg Mariborit të vendit të parë.

Skip to toolbar