Një 89-vjeçar nga Fieri, është gjetur i vdekur në banesën e tij. Shtetasi Bajram Brataj, 89 vjeç, është gjetur pa shenja jete nga policia, e cila u lajmërua nga banorët e pallatit, pasi prej banesës së tij vinte një erë shumë e rëndë.
Viktima dyshohet se ka humbur jetën prej disa ditësh, ndërsa u zbulua vetëm ditën e shtunë, pasi trupi i tij kishte filluar të dekompozohej dhe të lëshonte erë.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet se 89-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale, pasi nuk ka shenja dhune në trup.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Apollonia” të Fierit, në katin e tretë të një pallati ku i moshuari jetonte i vetëm. Trupi i pajetë është gjetur nga shërbimet zjarrfikëse, të cilët kanë mundur të hyjnë nga dritaret e banesës, pasi dera qëndronte e mbyllur.