Erdogan: Kemi marrë masat, me të gjitha mjetet pranë qytetarëve në Izmir

BOTA


Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka reaguar për herë të parë për tërmetin me magnitudë 7 Rihter që ka goditur rëndë Izmirin,


Erdogan bën thirrje të gjithëve që të shkojnë afër qytetarëve të prekur nga tërmeti dhe të ndihmojnë.

Ai lajmëron se shteti turk ka marrë të gjitha masat dhe me të gjitha mjetet është afër qytetarëve të dëmtuar.

STATUSI NGA REXHEP TAIP ERDOGAN

Shkoni te të gjithë qytetarët tanë të prekur nga tërmeti # në Izmirit. Me të gjitha mjetet e shtetit tonë, ne u qëndrojmë pranë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Ne morëm masa për të filluar punën e nevojshme në rajon me të gjitha institucionet dhe ministrat tanë përkatës.