Erdogan kërkon ndihmë nga Macron për raketa kundërajrore 

BOTA


Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar dje një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron .

Gjatë bisedës u diskutuan shumë çështje, përfshirë edhe se çfarë do të bëhet me grurin e bllokuar ukrainas.

Sipas medieve të huaja Erdogani i kërkoi Macronit bashkëpunimin maksimal në mënyrë që Turqia të furnizohet sistemin kundërajror SAMPT.

Sipas vlerësimeve, duket se Ankaraja po lë mënjanë S400-at rusë, pasi po sheh se nuk do të mund t’i përdorë, e për rrjedhojë po kërkon alternativa.

Megjithatë, nuk dihet ende përgjigja e presidenti francez.



Skip to toolbar