Erion Veliaj: Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar ishte një vendim i vështirë, por i drejtë!

AKTUALITET


Përmes një videomesazhi drejtuar qytetarëve, Kretari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj siguron se godina e re që do të ngrihet me rrënojat e godinës së vjetër do të jetë e denjë për Tiranën e 100 viteve të ardhshme. Duke e cilësuar si një nga vendimet më të vështira të jetës së tij zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak, Veliaj thekson se ka ardhur koha për t’u bashkuar, që të përqafojmë njëri-tjetrin, të mos lëmë partitë të na përçajnë, të mos lëmë partitë të sulin shqiptar me shqiptar, vëllezër dhe motra kundër njëri-tjetrit. Kreu bashkiak thekson se për ndërtimin e teatrit janë zhvilluar 12 tavolina diskutimi ku pjesëmarrës kanë qenë dhe ata që janë kritikë ndaj këtij projekti. Ai sqaron se kurrë godina e teatrit nuk ka qenë monument kulture, madje në 2007, ata që e përdorën më shumë politikisht këto dy vite e gjysmë këtë betejë, e hoqën edhe si mundësi për ta futur ndonjëherë në listat e monumenteve të kulturës, duke e konsideruar diçka krejt të pavlerë. Për më tepër, edhe Instituti i Ndërtimit në 2018 e cilësoi të rrezikshme. Kryebashkiaku Veliaj apelon se pavarësisht qëndrimeve. të ndryshme deri më tani në lidhje me teatrin, “unë sot, me zemër në dorë, dua t’ju shtrij dorën, t’ju hap krahët dhe dua që të bashkëpunojmë sesi ne këtë projekt mund ta bëjmë akoma më të mirë seç e kemi sot”.

Videomesazhi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj:

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/252839002718832/?__xts__[0]=68.ARCoEyLDVC4hfN6GI94yid3fs5WBp-gszX9LdryXaMIvu6FqIAHy3X7rgrar_YYwJEoQ1Lr0bHUE7rHJTKd-Prnohp7LSWLTQXn8QCDeAgk7n0qFIzBZnAq-4ReIv1Xemb_9hmp3l2-e-TxiPPCsxG-dxErzxpXq4m89OfnmfAk-VxDW2VaLyrIduqxr_HhewCay0tf6sxMfwx9PYtiaRTuX6gufGiTmxJh5MUZANJVSdYWlNBNzMa5-2kyRraz6CzpnNiqbdreJpMSgHbCRjV675KbpvTyhnnWYI2IcU8nzc6xBqetEb1kb-02LetKVmr9GSbbSTFdsxksfBOSHOIvU&__tn__=-R



Skip to toolbar