Erion Veliaj shkon në SPAK

AKTUALITET


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Sikurse kishte paralajmëruar vetë, Erion Veliaj ka shkuar sot në ambientet e SPAK.


Përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kryebashkiaku Veliaj është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës.

“Kërkoja Fahriut me 100 mijë euro makinë”, dëgjohet duke iu drejtuar Erion Veliaj.

Më pas, ai iu është drejtuar ambienteve të brendshme të Prokurorisë.

Mendohet se Veliaj ka shkuar në SPAK për të dorëzuar dokumente shtesë në ndihmë të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.




Skip to toolbar