“EURO2024”, numrat e kuqezinjve/ Titullarët besnikë ndaj fanelave të tyre

Më të fundit


Numrat që futbollistët mbajnë në fanela janë identifikues, në të shumtën e rasteve përcaktojnë rolin në fushë, por lidhen edhe me besytnitë. Shumë lojtarë janë supersticiozë dhe numrat që “veshin” kanë të bëjnë me data të shënuara në jetën e tyre.

Në skuadrat e klubeve ata janë të lirë të zgjedhin nga numri 1 deri në 99, por në kompeticionet nëdërkombëtare me ekipet përfaqësuese ky rregull ndryshon. Përshembull, në Euro 2024, lojtarët mund të zgjedhin nga 1-shi deri te 26-ta, aq sa është numri maksimal në listat që do të dorëzohen në UEFA para nisjes së kompeticionit.

Por cilët janë numrat që kanë zgjedhur futbollistët e kombëtares për finalet e Kampionatit Europian?
ABC Neës ka zbuluar preferencat e të besuarve të Silvinjo. Pjesa më e madhe e lojtarëve që janë konstant në formacion, por edhe që ftohen gjithmonë në kombëtare, nuk kanë ndryshuar numrat.
Kështu, Berisha dhe Strakosha do mbajnë përkatësisht numrat 1 dhe 23.

Gjimshiti nuk heq dorë nga 6-ta, Hysaj nga 4-ra, Ismjali nga 18-ta, apo Mitaj nga 3-shi.
Nuk ndryshojnë as titullarët e zakonshëm të mesfushës, ku Asllani luan me 21-shin ashtu si tek Inter, Ramadani me 20-ën si te Leçe dhe Bajrami me numrin 10-të, atë me të synuarin në futboll.
Por interesante janë zgjedhjet e prurjeve të reja të Silvinjos në listën e Euro 2024.

Broja do të luajë me numrin 11-të, që ka qenë pronë e Uzunit deri parpara zgjedhjes së fundit të Silvinjos.
Rei Manaj do të luajë me 7-ën, që është e lirë pas lënies jashtë të Kejdi Bare. Abrashi kthehet te 22-shi që ka mbajtur gjithmonë me ngjyrat kuqezi.

Medon Berisha ka marrë 16-ën e të përjashtuarit të madh Cikalleshi, , ndërsa Arbër Hoxha do mbajë në fanelë numrin 26-të.
Dy të rikthyerit e tjerë, Kumbulla dhe Aliji do të luajnë përkatësisht me numrat 24 dhe 25.

Në finalet e Euro 2024, kombëtarja e Shqipërisë do të luajë me fanelat e reja, të dizenjuara për këtë turne. Simbolet kombëtare janë të pranishme si gjithmonë, ndrësa ngjyrat e kuqe, e zezë dhe e bardhë mbeten të njëjta.



Skip to toolbar