Falsifikoi lejet e legalizimeve, dorëzohet në polici zv.drejtori i Kadastrës së Durrësit

AKTUALITET


Është dorëzuar në policinë e Durrësit zv.drejtori i Kadastrës së Durrësit, Arben Isaku i cili ishte shpallur në kërkim për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim të detyrës. Bashkë më të është dorëzuar edhe specialisti i agjencisë së Kadastrës, F.R. 

Më herët prokuroria e Durrësit dha urdhrin për arrestimin e tyre me akuzën e falsifikimit të lejeve të legalizimit, shpërdorim detyre si dhe mitmarrje.


Skema e abuzimit të tyre me ligjin doli në pah falë operacionit anti-informalitet. Më 10 gusht Policia ndaloi R.K., 27 vjeç, ekonomist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës ndërsa në kërkim u shpallën zëvendës drejtori i kadastrës dhe specialisti i agjencisë të cilët u dorëzuan vetë në polici.

Sipas hetimeve të policisë personat në fjalë kishin pajisur me leje legalizimi të falsifikuar Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës  dhe  E.S., 39 vjeç, banues në Berat për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.




Skip to toolbar