Panik te plazhistët, shpërthen në flakë skafi në Borsh

AKTUALITET


Një skaf është përfshirë nga flakët në plazhin e Borshit duke shkaktuar panik dhe frikë te plazhistët e shumtë.

Zjarri ka qenë i fortë duke bërë të mundur djegien e plotë të skafit, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur shumë pranë bregut të detit.


Fatmirësisht nga ky incident i ndodhur mesditën e së martës nuk raportohen persona të lënduar.

Policia bën me dije se skafi ishte në pronësi të shtetasit M.V. ndërsa dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjetin lundrues.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Pak javë më parë një anije turistike në Karaburun u përfshi nga zjarri duke u djegur plotësisht.




Skip to toolbar