Faqja e njohur amerikane: Bukuria e pakrahasueshme e Rivierës Shqiptare

AKTUALITET


E kam parë Tokën në zonat e saj më të bukura dhe kam eksploruar disa nga plazhet më të pashkelura. Kam vizituar rrugët e bregdetit amalfitan, plazhet e Kretës dhe të Santorinit, muret e qytetit të vjetër të Dubrovnikut në Adriatik, por asnjë nga to nuk më përgatiti për bukurinë e Rivierës Shqiptare, shkruan Danielle Owen për faqen e specializuar amerikane për turizmin thrillist.com.

”Madhësia e vogël e Shqipërisë, pak më e madhe se Maryland, e bën atë të përshtatshme për eksplorim, duke filluar nga kryeqyteti i Tiranës deri tek Alpet Shqiptare, shtigjet e së cilave rivalizojnë Zvicrën dhe Zelandën e Re. Por, zemra e vendit është Riviera. Është aty ku gurët e bardhë shkëlqejnë në plazhet midis mureve të mrekullueshme të kanioneve dhe pyjeve të gjera, duke ju drejtuar për në detin e tejdukshëm të Jonit. Aty ku mund të relaksoheni në luks ose jo.


Ndodhet disi e fshehur. Sa keq, ata që flenë në këtë copë parajse të qetë midis Greqisë dhe Malit të Zi, pra të gjithë, po humbasin plazhet më të mira në Europë.




Skip to toolbar