Tërhiqet RAI3, anulohet pjesa e dytë e reportazhit për marrëveshjen e emigrantëve

AKTUALITET


Ndonëse u paralajmërua gjatë gjithë javës, se të dielën do të kishte një pjesë të dytë të reportazhit për marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët, RAI 3 ka zgjedhur të mos e transmetojë atë për publikun.

Teksa postime për pjesën e dytë ka pasur gjatë gjithë javës në rrjetet sociale të Rai dhe autorit të emisionit “Report”, Sigfrido Ranucci, të dielën në mbrëmje nuk ka pasur një reagim se përse ai nuk u transmetua.


Emisioni “Report” në RAI 3 prej një jave ka shkaktuar debate të ashpra në politikën shqiptare dhe në italiane, dhe madje kryeministri Rama i ka konsideruar të pavërteta gjetjet e tij dhe për këtë arsye ka kërkuar një përballje me drejtuesin e emisionit për të thënë sipas tij të vërtetat e tij, duke telefonuar dhe drejtorin e Rai-t gjë që është konsideruar dhe ndërhyrje.

Në mbrojtje të Ramës, një ditë më parë ka dalë dhe kryeministrja Giorgia Meloni, e cila gjatë një tubimi në Pescara, u shpreh se kryeministri i Shqipërisë po sulmohet për të vetmen arsye sepse po ndihmon Italinë. Ajo ftoi të pranishmit që të dërgonin një mesazh falënderimit në drejtim të kreu të qeverisë shqiptare.

Më herët, gjatë javës, kryeministri Rama refuzoi dhe një interpelancë të kërkuar nga opozita për këtë çështje, duke shtuar se nuk ka urgjencë pasi sipas tij gjërat në fillimi duhet të sqarohen në italisht, aty ku nisi dhe debati dhe më pas në Shqipëri.




Skip to toolbar