Ferrari dhe Leclerc “Pole” në Austri, Hamilton dhe Verstappen në treshen e parë

SPORT


Talenti i Ferrarit Chalres Leclerc ka regjistruar kohën më të mirë në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Formula 1 në Austri, duke rrëmbyer ‘Pole Position’. Piloti nga Monaco i ‘kokëkuqes’ vendosi kohën më të mirë në provat e treta me 1`:03“000, duke i rrëmbyer “Polet” të pamposhturit Lewis Hamilton.

Megjithatë, piloti i Mecedes, pati një hetim për nga Komisarët e Garës, pasi në një moment pengoi Raikkonen. Pavarësisht kësaj, Hamilton do të niset nga vija e parë në pistën e Spielberg në Austri të dielën, pasi u rendit i dyti pas pilotit të Ferrarit. Vija e dytë e nisjes plotësohet nga Max Verstappen i Red Bull, që u rendit i treti në fund të provave zyrtare, ndërsa Valtteri Bottas do të niset i këtërti.


I pafat përsëri Sebastian Vettel, që nuk arriti të shkonte më shumë se sa vendi i dhjetë në provat zyrtare, pasi makina e tij Ferrari shfaqi probleme në motor, duke mos i dhënë mundësi gjermanit të jepte kohë të mirë në provat e zyrtare për Çmimin e Madh të Austrisë në Formula 1.

Mes dhjetë pilotëve që do të parë, janë dhe Kevin Magnussen me Haas, që do të niset nga vendi i pestë, Lando Norris i McLaren, Kimi Raikkonen me Alfa Romeo, Antioni Giovinazzi Alfa Rome dhe Pierre Gasly, ndërsa mbyll Vettel me vendin e dhjetë. Kjo do të jetë hera e parë që në këtë botëror të Formula 1, në tre vendet e para të nisjes nuk do të jenë së bashku dy makinat Mercedes, që kanë dominuar gjithçka këtë sezon.




Skip to toolbar