Festivali i Venecias, shfaqet filmi boshnjak për gjenocidin në Srebrenicë

AKTUALITET


Gjenocidi në Srebrenicë ekranizohet në Festivalin e Venecias. “Quo vadis Aida”, i regjisores boshnjake, Jasmila Zbanic, është një prej 18 filmave që garon për Luanin e Artë në edicionin e këtij viti dhe një prej të parëve që pati një premierë me tapet të kuq.

Zbanic iu bashkua disa prej protagonsitëve të filmit Jasna Đuričić, Boris Isaković, Johan Heldenbergh dhe Izudin Bajrović, në ceremoninë pranë Pallatit të Kinemasë në Lidor të Venecias.


Filmi tregon historinë e Aidës, një përkthyese e OKB-së në Srebrenicë të Bosnjës. Kur qyteza pushtohet nga ushtria serbe, familja e saj strehohet në një bazë të OKB-së, ku ajo dhe mijëra qytetarë të tjerë mendonin se do të ishin të sigurtë. Me informacione të brendshme lidhur me negociatat dhe qasje ndaj të dhënave kyçe, Aida përpiqet të ruajë veten dhe familjen, ndërsa situtata përkeqësohet.

Regjisorja e përshkroi protagonisten si një grua që e gjeti veten në një lojë lufte të burrave. Sipas saj, ky është një film për kurajon, dashurinë dhe rezistencën dhe gjithashtu mbi atë që mund të ndodhë nëse nuk reagojmë në kohë ndaj sinjaleve paralajmëruese.

Edicioni i 77 i Festivalit në Venecia do të zgjasë deri më 12 shtator.




Skip to toolbar