Fondi amerikan për burgjet, Rama: Mesazh i qartë për dyshuesit

AKTUALITET


Kryeministri Rama është shprehur mirënjohës ndaj ndihmës që SHBA-të dhanë në lidhje me akordimin e një fondi shtesë për reformimin e burgjeve, si pjesë e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Rama e cilëson SHBA-në si mikun e përhershëm të shqiptarëve që shfaqet gjithmonë në çastin e duhur.

Investimi amerikan, sipas Ramës është mesazhi i duhur për të gjitha që dyshojnë në vendosmërinë për të luftuar krimin dhe  korrupsionin.

“Miq të përhershëm në çastin e duhur. Në procesin e thellimit të reformës së ndërmarrë nga qeveria,

e mbështetjen e shumicës parlamentare, e të udhëhequr nga ministrja jonë e drejtësisë, me kurajo e vendosmëri, për regjimin special të izolimit të vazhdueshëm të individëve me profil të lartë kriminal, si edhe për transformimin e sistemit të burgjeve nga një sistem korrupsioni shumëvjeçar, në një sistem penitenciar pa favorizime të paligjshme dhe pa qoka të neveritshme për të dënuarit, nuk na ka munguar në asnjë hap, inkurajimi e ndihma e qeverisë mike të Shteteve të Bashkuara. Deklarimi i sotëm publik, i përfshirjes së drejtpërdrejtë të partnerëve tanë strategjikë, me ekspertë të administrimit të regjimit special të izolimit, si edhe teknologji të lartë monitoruese, shënon një hap të madh përpara dhe përmban një mesazh të qartë, për këdo që dyshon në vendosmërinë tonë për ta çuar deri në fund, luftën e paprecedentë që i kemi hapur krimit. Thank You!” shkruan Rama  

Shtetet e Bashkuara akorduan një fond prej 920,000 dollarë në mbështetje të programeve të ligjzbatimit në Shqipëri dhe reformimit të burgjeve, duke e rritur totalin e mbështetjes së SHBA në 5.1 milionë dollarë.



Skip to toolbar