Foto/ Derbi, tifozët futen në stadium, ndizet atmosfera

AKTUALITET


Në orën 19:00 luhet derbi Partizani-Tirana, i cili do të jetë historik pasi luhet për herë të parë në “Air Albania Stadium”. Klubi i Partizanit lajmëroi tre orë para nisjes së ndeshjes se janë shitur mbi 19.000 bileta për këtë sfidë. Ndërkohë, ashtu siç ishte parashikuar, tifozët kanë nisur të futen brenda stadiumit dy orë para nisjes së ndeshjes.

Tifozët e parë janë futur grupet ultras të të dyja skuadrave, që do të jenë të pozicionuar pas portave. Siç e do tradita, grupet ultras futen më herët në stadium edhe për shkak të përgatitjes së koreografive, që për hir të së vërtetës në ndeshjet derbi ato kanë qenë gjithmonë të jashtëzakonshme.


Në stadium pritet të jenë rreth 20.000 tifozë në total për të ndjekur ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit për këtë javë. Para se të futeshin në stadium, tifozët e të dyja skuadra nisën grumbullimin në disa pika të qytetit dhe më pas marshuan drejt stadiumit.

Kujtojmë se në këtë sfidë janë angazhuar shumë forca policie për të parandaluar incidente të mundshme, siç ndodhi në sfidën derbi të fazës së parë të kampionatit.




Skip to toolbar