Foto e Ramës me Obamën, reagon Kryeministria

AKTUALITET


Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga reagoi në lidhje me dënimin e William Argeros, një shteas amerikan që u dënua me 4 muaj burg, pasi pranoi se kishte kontribuar në mënyrë të paligjshme me 80 mijë dollarë në fushatë presidenciale të vitit 2012. Sipas të dënuarit nga gjykata e New Jersy në SHBA, 80 mijë dollarët ishin për llogari të një politikani të huaj, duke pranuar fajësinë në vitin 2016.

Ndërsa sipas avokatit të tij, John Azzarello, “klienti i tij po vepronte për llogari të Edi Ramës”, që në atë kohë ishte kryetar i opozitës dhe kandidat për Kryeministër, i cili, sipas avokatit, donte një foto me Obamën. Endri Fuga e quajti një “përgojim” që për çështjen e lekëve meriton “keqardhje” dhe jo “koment”.

“Kjo është një histori e vjetër dhe e stërqartë për sa i takon kryeministrit dhe s’kemi asnjë interes të merremi me kush thotë çfarë! Çdo përgojim i tij për çështje lekësh në këtë rast apo në çdo rast, meriton keqardhje po jo koment,” tha Fuga për BIRN.

Rama nuk u lejua të merrte pjesë në takimin për mbledhjen e fondeve, por pati mundësi të bëjë një foto me ish-presidentin Obama. Argeros shpërtheu në lot para vendimit dhe i tha gjyqtares, “unë jam i turpëruar dhe marr përgjegjësi të plotë për çfarë kam bërë,” shkroi Associated Press.



Skip to toolbar