SHBA konfirmon miqësinë me Shqipërinë, mefoto nga vizita historike e Bush

AKTUALITET


Miqësia e SHBA-së me Shqipërinë është e pandryshueshme pavarësisht ndryshimit të presidentëve në atë shtet të madh, simbol të demokracisë dhe pavarësisht sulmeve që vijnë nga kreu i shtetit shqiptar në drejtim të ambasadës amerikane.

Në prag të 230 vjetorit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ambasada e SHBA-së e konfirmon në këtë mënyrë miqësinë me Shqipërinë duke publikuar një foto nga vizita historike e ish-presidentit amerikan George W. Bush në Shqipëri në 10 qershor 2007. Kjo vizitë ishte a para e një presidenti amerikan në vendin tonë ndaj dhe ambasada e cilëson këtë si foto dite dhe simbol të miqësisë mes dy shteteve.


“Këtë vit, ne festojmë 230 vjetorin e Departamentit të Shtetit. Për më shumë se dy shekuj, Ambasadat, Konsullatat dhe diplomatët tanë në mbarë botën, kanë forcuar partneritetet dhe miqësitë tona, si dhe kanë nxitur zhvillim ekonomik botëror. Përgjatë këtij viti, ne do të postojmë foto historike që përfaqësojnë diplomacinë e Shteteve të Bashkuara dhe miqësinë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Në këtë foto, Presidenti amerikan George W. Bush bisedon në Fushë Krujë me një grua e cila mban flamurin amerikan në dorë, gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 10 qershor 2007”, shkruan ambasada e SHBA.

Kohët e fundit ambasada amerikane në Shqipëri ka qenë objekt sulmesh e akuza të drejtuara ndaj saj nga presidenti Ilir Meta i cili e akuzon për bashkëpunim me Ramën dhe kapje të shtetit në Shqipëri.

Foto e Ditës | Këtë vit, ne festojmë 230 vjetorin e Departamentit të Shtetit. Për më shumë se dy shekuj, Ambasadat,…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Samstag, 10. August 2019



Skip to toolbar