Fotot/ Ambasadorja e SHBA vizitë të papritur në KQZ, takon Celibashin

Më të fundit


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka shkuar ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Vizita e papritur me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi, vjen pas dosjes së publikuar nga SHBA për financimin e Rusisë ndaj partive politike në vitin 2017.

Pas Kim, në KQZ kanë mbërritur edhe politikanë të tjerë si Jorida Tabaku, Monika Kryemadhi Arjan Madhi dhe së fundmi Damian Gjiknuri i PS.

Takimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vjen një ditë pasi një zyrtar I lartë amerikan pretendoi se Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe mes tyre ishte Shqipëria.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane.

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha e mohoi duke deklaruar se “Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus.”



Skip to toolbar