Fraksionet e të djathtës/ Gjikondi: S’u bashkuan dot, sepse vunë interesin personal para atij kombëtar

Më të fundit


TIRANË- Analistja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” analizoi ndarjen e të djathtës shqiptare në disa fraksione politike, të cilat garojnë në zgjedhjet e 11 majit.Ajo theksoi se këto partitë duhet të ishin bashkë në këto zgjedhje, por ato nuk gjetën dot gjuhën e përbashkët për shkak se vunë si prioritet interesin personal dhe jo atë kombëtar.

“Nuk u bashkuan sepse interesat personale kanë qenë më të fuqishme se vizionin dhe fryma që kanë pasur. Nëse do kishin interesin e një opozitarizimi të shëndetshëm, edhe ndaj PS edhe ndaj PD.Nuk do kishin vënë veto për personat të ndryshëm, por do kishin gjetur një mesatare dhje do kishin vënë interesin vërtet kombëtar përpara interesit personal.Nëse do kishte toleruar, Basha, Shehi, Alibeaj, të gjithë çfarë janë krerët e së djathtës shqiptare, që është për të ardhur keq, sepse edhe kështu siç janë, vota nuk do ketë vlerën që do kishte nëse do ishin bashkë”, tha ai.

Kandidatja e “Koalicionit Euroatlantik” Taulanda Jaupi tha se grupimi ku ajo bën pjesë nuk e konsideron Sali Berishën si opozitë.

“ Sali Berisha dhe grupi i tij, unë nuk e konsideroj sot opozitë”, tha ajo.



Skip to toolbar