“Serbia është partneri i parë në rajon për Francën”. Këtë tha të paktën ambasadori i Francës në Serbi, Frederic Mondoloni. Duke folur për vizitën që presidenti francez, Emmanuel Macron do të zhvillojë më 15 dhe 16 korrik në Serbi, Mondoloni tha se kjo është një shenjë e qartë interesimi i Francës ndaj Serbisë.
Ambasadori gjithashtu njoftoi edhe hapjen e një zyrë rajonale të Francës në Beograd për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet dhe lidhjet europiane të Serbisë
“Vizita e Macron, tregon një interes të ri të Francës për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, dhe dëshirën që marrëdhënies dypalëshe me Serbinë, sigurisht partnerin tonë të parë në rajon, t’i japim një shtysë të re. Hapja e zyrës rajonale të Francës në Beograd, do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve evropiane dhe për të siguruar tranzicionin drejt zhvillimit të qëndrueshëm“. – tha Mondoloni.
Franca prej kohësh kërkon rikthimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, por duket se palët nuk ishin tërhequr nga pozicionet e tyre. Serbia kërkon heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, Kosova kërkon njohjen e saj nga ana e Serbisë.