BE konfirmon konferencën e donatorëve për Shqipërinë

AKTUALITET


Pak orë pasi kryeministri Rama tha se mori mbështetjen e Trump, Merkel dhe Macron për organizimin e një konference donatorësh në ndihmë të Shqipërisë për pasojat e tërmetit, këtë e konfirmoi edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen. Ajo shkroi në twitter se BE përveç donacionit prej 15 milionë euro, do të organizojë edhe një konferencë donacionesh për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë të vështirë.

“Sapo fola me kryeministrin Rama, i cili më tregoi për situatën e vështirë pas tërmetit. Kam shumë respekt për popullin shqiptar që ka qëndruar i qetë pavarësisht rrethanave. Dua që ata të dinë që BE është përkrah tyre me dhembshuri dhe me veprim. Në i konfirmuam kryeministrit Rama se BE premton 15 milionë euro për mbështetje të menjëhershme për popullin shqiptar si dhe do të organizojë një konferencë donatorësh për të ndihmuar Shqipërinë në rindërtimin e saj”, shkruan Von der Leyen.


Tërmeti i 26 nëntorit la pas 51 viktima dhe me dëme të konsiderueshme materiale.




Skip to toolbar