Një darkë familjare, që nisi me buzëqeshje dhe përfundoi me përdorimin e thikave dhe të plagosur rëndë, ka ndodhur në Itali. Ngjarja u zhvillua mes dy shtetasve shqiptarë ku një 30-vjeçar qëlloi me thikë kunatin e tij të ardhshëm 37-vjeçar, pasi e kishte ftuar atë për darkë.
Sherri nisi për motiv banale, që degjeneroi në përdorimin e thikës nga
30-vjeçari duke e plagosur në pjesën e bërrylit dhe barkut, duke i shkaktuar
dëmtim të mushkërive.
37-vjeçari, i plagosur, kishte shkuar në banesën e të fejuarës së tij për darkë, kur pas një debati verbal është sulmuar me thikë nga kunati, 7 vite më i vogël.
Policia ka bërë arrestim e autorit, gjatë kohës që po tentonte të largohej me makinën e tij.