Furnizonte lagjet e Tiranës me drogë, një i arrestuar

Më të fundit


Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Porosia”, ku ka vënë në pranga një person për tregtim të drogës në doza të vogla.

Arrestohet shtetasi Fatmir Malko, 36 vjeç, i cili ishte i dënuar edhe më parë.

Ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë në zonat e Yzberishtit, Selitës, Astirit dhe Kombinatit, me porosi nëpërmjet telefonit. Policia pas ndjekjes dhe hetimit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të tij në afërsi të rrugës “Tre Dëshmorët”.

Malko lëvizte me biçikletën dhe gjatë kontrollit fizik dhe në banesë policia gjeti dhe sekuestroi: 34 doza të dyshuara lëndë narkotike e dyshuar heroinë; 3 doza të dyshuara lëndë narkotike Kokainë, si dhe telefonin që përdorte për të siguruar klientelën.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lendëve narkotike”.



Skip to toolbar