Kryeministri, Edi Rama është të premten në mbrëmje (sonte ora 21:00) i ftuar në emisionin Real Story të Sokol Ballës në Vizion Plus.
Një puntatë kjo krejt ndryshe nga të tjerat, për shkak se zhvillohet në qytetin e Vlorës, atje ku Partia Socialiste do të mbyllë fushatën elektorale.
Kryeministri do t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarit Balla, jo vetëm për fushatën krejt të paprecedentë ku PS nuk ka pasur përballë opozitën për një garë elektorale, por e ka pasur atë në një fushatë sulmi dhe akuzash.
Po kështu pritet që kryeministri të flasë për përplasjen e tij me presidentin Meta, të sqarojë çështjen e dekreteve të Metës, por edhe qëndrimin e maxhorancës, tashmë e vendosur për të shkarkuar kreun e shtetit (gjë që ndodh për herë të parë në Shqipëri, pra shkarkimi i një presidenti).
Çfarë do të ndodhë me Gjykatën Kushtetuese por edhe me Reformën në Drejtësi? A do të japë Shqipëria prova konkrete se Drejtësia funksionon? A do të hapen negociatat në Tetor?
Këto dhe shumë pyetje të tjera të gazetarit Balla, presin përgjigjen e kryeministrit Rama, sonte në mbrëmje në orën 21 në Vizion Plus.