Baze: Fushata simbolike e PD në Tiranë, do t’i japë identitet betejës në gjithë vendin 

Më të fundit


Të dy emrat e përzgjedhur për garën e Tiranës nga Partia Demokratike Roland Bejko dhe Jonila Godole kanë të përbashkët faktin që janë rreshtuar qartazi kundër Sali Berishës pa pritur vendimin e Bashës për ta përjashtuar më 9 Shtator 2021. 

Godole, e cila vjen nga shoqëria civile, por me një angazhim për gati një dekadë në një OJQ afër me PD për zbulimin e krimeve të komunizmit, natyrisht ka më pak emocione për Berishën se nuk e ka pasur kurrë kryetar. 


Kurse Roland Bejko e ka më të plotë dhe më të qartë historinë si një nga personazhet që ka bashkëjetuar me PD që ditën e parë të themelimit të saj e deri më sot, pa qenë kurrë berishist. 

Ai hyn tek ato figura të Partisë Demokratike që e ka të plotë kontributin e tij që nga themelimi i saj, më pas në një periudhë të gjatë si kryetar i PD në Gjirokastër, Prefekt në Berat, pedagog në Tiranë pas studimeve në Francë dhe më tej sërish një protagonist i fortë politik në PD, sidomos në përballjen fizike të 8 janarit mes banditëve të Berishës. 

Ai hyn tek ata njerëz që siç thuhet andej nga Jugu, “Berisha nuk ja ka shkelur dot hijen”. Ai thjesht nuk është i kompleksuar prej tij. E ka njohur dhe kur ka pasur shumë pushtet dhe kur i është lutur ta presë në Gjirokastër, kur nuk dilte dot nga Tirana dhe kur e ka pasur në Kryesi të PD dhe kur e ka nxjerrë nga lista më 2013 dhe nuk e ka mundur dot as në bastionin e demokratëve në Lazarat. Dhe atje mes kandidatit të Berishës dhe Bejkos, Lazarati zgjodhi Bejkon. 

Ky formim i tij politik, jashtë “hijes së Berishës” e bën atë një zë prestigjioz për të artikuluar atë që në të vërtet është qëllimi i kësaj beteje elektorale të PD- ndarja me berishizmin. Dhe po të kemi parasysh se fushata e Tiranës rrezaton mesazhet e saj në gjithë Shqipërinë, ai është zëri i duhur për tu dëgjuar . Dhe natyrisht për tu votuar.  

Sulmet raciste kundër tij nga pala e Berishës, duke e “akuzuar” për origjinën nga Jugu, mund t’i ketë në favor. Tirana i ka pranuar Berishës dhe kandidat nga Tropoja dhe nuk është kompleksuar. Tirana është qytet kozmopolit, ku të gjithë kanë të drejtë të kandidojnë; qoshin nga Jugu apo Veriu, qofshin me ngjyrë apo të bardhë. Kjo është diferenca e kryeqytetit me provincat, ku kërkojnë “vendali”. 

Nuk u premton dot transport publik falas demokratëve nëse fiton, por një taksi falas për Berishën për të shkuar në shtëpi dhe mund ta paguajë. 




Skip to toolbar