Fushatë me “kalin e Trojës”, Berisha në Himarë me Belerin, sulmon Ramën dhe Tavon

Më të fundit


Berisha doli në fushatë në Himarë, me Fredi Belerin në krah. Por para qytetarëve të bregut, grekun eurodeputet e quajti çlirues, ndërsa kryeministrin e Shqipërisë, pushtues.

“Dhe ta marrë vesh Edi Rama, se pushtimeve, askush nuk i ka dhënë përgjigje më të merituar, se Himara, dhe Himara ia dha atë që meritonte. Atë Përgjigje, ia dha me Fredi Belerin.”

Beleri, një mollë sherri dikur mes berishes dhe Greqisë, sot është argument shtesë i doktorit, për të sulmuar drejtësinë. Por kali i Trojës për Berishën është një grek tjetër. Në 2009 Vangel Tavo ishte nje deputet socialist, i cili tradhëtoi Ramn dhe iu bashkua katër deputetëve  të LSI, që e mbajtën atë katër vite në pushtet, deri në vitin 2013. Por për doktorin tradhëti quhet vetëm kur ikën prej tij.

“ Vangjel Travo, bravo e meriton neverinë tuaj, misionar i Ramës erdhi këtu për të grabitur pronat”

Në fakt i vetmi krim i Tavos, është që i rrëmbeu Himarën opozitës, në zgjedhjet e gushtit të kaluar. Dhe pikërisht këtu nga bregu, kreu socialist shpiku nocionin e memorandumit të Kuçit, ku u ul me laps e letër e parashikoi saktë rezultatin e zgjedhjeve në 2021. Një gjë që e ka paralajmëruar se do ta bëjë sërish. Kjo nuk i shkon poshtë lehtë doktorit dhe mbështetësve të tij.

“U mbrat ajo buçja atje, e vjen na pjell këtu. Rama u mbrat atje, e vjen na bën llogaritë e mandateve në Kuç”

Edhe kur doktori kërkon të shmangë Ramën, atij i del para e shkuara e tij. Një banor i kujtoi gabimet e kryedemokratit në Himarë, dhe i kërkoi të mbajë vetëm një premtim, atë të kryeministrit.

“Doktori gaboi me ne në Kakome, ndoshta kishte nëpërkëmbë akoma Nanon dhe këshilltarë të gabuar. Doktor, Himara nuk do shumë gjëra, himariotët duan në radhë të parë tituj pronësie. Sepse dhe ato që ke dhënë ti, po jua merr ky”

Në udhëtimin në breg, për doktorin nuk munguan dollitë dhe urimet.

“Doktor, jetë të gjatë. E treta, e vërteta kjo.”

Por hera e tretë ka bërë të veten. Sali Berisha nuk është më ai i pari. Është I treti. Dhe tashmë stafi kujdeset që ai mos të bjerë sërish në grackeë e entuziasmit të tij.



Skip to toolbar