Futbolli në rrezik! Krijohet Super League

Më të fundit



Ishte një ide që qarkullonte prej kohësh por tashmë është zyrtare: 12 klube të mëdha europiane kanë krijuar Super League: Man.United, Man.City, Arsenal, Liverpool, Tottenham dhe Chelsea nga Premier Leagur, Inter, Milan dhe Juventus nga Serie A dhe Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid nga La Liga.

Skuadra nga Franca dhe Gjermania kanë refuzuar deri më tani ti bashkohet këtij projekti por kjo mbetet një temë e hapur pasi këtij grupi do ti bashkohet edhe tre ekipe të tjera themeluese. Në Super League do të marrin pjesë 20 klube, 15 klubet themeluese dhe pesë ekipe të tjera shtesë që do të klasifikohen çdo vit bazuar në performancën e sezonit të kaluar. Të gjitha ndeshjet do të luhen gjatë javës, të gjitha klubet do të vazhdojnë të garojnë në ligat e tyre përkatëse kombëtare, duke ruajtur kështu kalendarin.


Sezoni do të fillojë në gusht me pjesëmarrjen e klubeve në dy grupe me nga 10, të cilët do të luajnë ndeshje vajtje-ardhje, 3 më të mirët nga secili grup do të kualifikohen automatikisht në çerekfinale. Skuadrat që përfundojnë të 4 dhe 5 do të luajnë një “play-off” shtesë me dy ndeshje “Play-off” me dy ndeshje do të luhen nga çerekfinalet për të arritur në finale, e cila do të luhet si një lojë e vetme në maj në një vend neutral. Ky format vë në rrezik turne madhorë si Champions League, një lëvizje kjo e cila nuk është pritur mirë nga UEFA që paralajmëron klubet rebele me përjashtim nga çdo aktivitet që ajo organizon:

Uefa

“Qëndrojmë të bashkuar në forcat tona për të ndalur këtë projekt cinik. Klubeve pjesëmarrëse do ti ndalohet të luajnë në kompeticionet nacionale, europiane dhe botërore. Futbollistët e tyre mund të mos kenë mundësi të luajnë për përfaqësueset respektive”, lexohet ndër të tjera në reagimin e UEFA. Kundër këtij projekti kanë dalë edhe Emmanuel Macron dhe Boris Johnson që e konsiderojnë Super League si një kërcënim për futbollin.