Gary Lineker u doli në krah emigrantëve që ikin me gomone në Britani, BBC e pezullon

BOTA


Merr një kthesë të papritur çështja e Gary Lineker, të cilin BBC e ka pezulluar nga detyra si prezantues duke bërë një kthesë 90 gradë në lidhje me qëndrimin e një dite më parë.

Transmetuesi publik dhe ish-sulmuesi janë në një përplasje të hapur, pasi ky i fundit i cilësoi politikat e emigracionit të qeverisë aktuale, si të ngjashme me ato të Gjermanisë në vitet ’30. Nuk bëri asnjë hap pas ish-bomberi i Anglisë në qëndrimin e tij, duke kundërshtuar vendimin për riatdhesimin e njerëzve që mbërrijnë në Angli me gomone apo mjete të vogla lundruese.


Prezantuesi i emosionit “Match of the Day” që prej vitit 1999 tashmë duhet të bëjë një hap pas edhe pse komuniteti i futbollit dhe njerëzit në masë kanë dalë në mbështetje të ish-sulmuesit.

BBC sqaron:

“BBC, pas diskutimeve të zgjatura me Gary-n dhe skuadrën e tij gjatë ditëve të shkuara në lidhje me qëndrimet e tij publike në rrjetet sociale, i cilëson përtej linjave tona këto qëndrime. Në këtë mënyrë, BBC ka vendosur të ngrijë emisionin deri në qartësimin e pozicionit të Lineker në lidhje me mediat sociale. 

Kur mori drejtimin e zyrës tonë të futbollit, Gary nuk kishte një të dytë që ta rivalizonte dhe ne nuk kemi thënë që ai nuk mund të shprehë lirshëm mendimet e tij por ne kërkojmë që të evitohen deklaratat dhe qëndrimet politike kontroverse”.

Gjatë muajve të fundit, qeveria e drejtuar nga Rishi Sunak dhe ne veçanti ministrja e Jashtme, Suella Braverman kanë shprehur shqetësim për numrin e lartë të shqiptarëve që kalonin La Manshin me skafe dhe gomone. Kryediplomatja nuk ka kursyer as frazat me karakter fyes ndaj komunitetit shqiptar të Britanisë së Madhe.

Deklarata e Lineker, i cili hoqi një paralele mes qëndrimeve të nazistëve gjermanë dhe drejtuesve të ekzekutivit në Londër, ishte padyshim edhe në mbrojtje të shqiptarëve, shumë prej të cilëve deportohen në vendin e tyre apo në vende të tjera që konsiderohen të lira




Skip to toolbar