Gattuso drejt largimit, Milani gjen trajner në Londër!

SPORT


Gennaro Gattuso nuk do të jetë sezonin e ardhshëm trajner i Milanit, të paktën kështu kanë lënë të kuptohen lëvizjet e fundit në shtëpinë e “Djallit”. Administratori i Milanit, Ivan Gazidis ka planifikuar javën e ardhshme një udhëtim drejt Londrës, ku sipas mediave qëllimi i kësaj vizite do të jetë një takim me Mauriocio Sarrin.

Trajneri aktual i Chelsea ka pasur tensione kohët e fundit me drejtuesit e klubit, pas dëmtimit të Loftus-Cheek, i cili u dëmtua në një ndeshje miqësore mes Chelsea dhe New England Revolution në SHBA. Ky mini turne e ka shqetësuar shumë Sarrin që tashmë rrezikon të humbasë një lojtar të rëndësishëm për finalen e Europa League.

Megjithatë, edhe nëse Sarri fiton finalen e trofeut europian, pozitat e tij në stolin e Chelseat nuk janë të sigurta. Ndaj në Milano kërkojnë ti paraprijnë situatës në rast të një shkarkimi të mundshëm të trajnerit të londinezëve, duke e sjellë atë përsëri në Itali.



Skip to toolbar