Skandali, Ismaili letër Markut: Prokurorët po lirojnë para kohe të dënuarit, shkak ligji i diktaturës

AKTUALITET


Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili ka ngritur alarmin për sigurinë e burgjeve në vend. Report.tv, ka publikuar një shkresë, që Ismaili u ka dërguar Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe prokurorive të rretheve. Në letrën që Ismaili u dërgon këtyre institucioneve, ngrihet shqetësimi se nga burgjet po lirohen të burgosur që nuk kanë përfunduar kryerjen e dënimit. Hilja, sipas shkresës së publikuar, është se prokurorët e rretheve po u njohin ditët e punës të dënuarëve, duke u konvertuar dënimin.

Por, në letrën që Ismaili u dërgon prokurorive të rretheve, Arta Markut dhe Etilda Gjonajt, sqaron se “me hyrjen në fuqi të ligjit nr.8328, dt 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim” dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor nr 7298 dt 8.4.1989 “ Për  zbritjen e dënimit të personave të dënuar me heqje të lirisë që aktivizohen në punë” u shfuqizua dhe madje urdhëruar nga Prokuroria e Përgjithshme në 2004 për zbatim të menjëhershëm.


Pra duke përdorur një ligj të shfuqizuar të kohës së diktaturës, prokurorët u kanë konvertuar dënimin të burgosurve duke u njohur ditët e punës. Agim Ismaili merr shkas nga rasti i fundit, ku vetëm pak kohë më parë, u la i lirë pa përfunduar dënimin i dënuari me rrezikshmëri të lartë, Lulzim Cakaj. Duke u nisur nga ky rast por dhe raste të tjera, numri një i burgjeve ka ngritur alarmin, duke treguar në fakt një skandal.

“Problemi tjetër i rëndësishëm është llogaritja e dënimeve nga Prokuroria  që në shumë raste bëhet gabim . Në shkresë thuhet se ka raste  kur çështja apelohet dhe gjykimi nuk është i përfunduar dhe nuk mund të llogaritet dënimi por ka dhe të dënuar që janë të ekstraduar por nuk u është saktësuar ose bërë njohja e saktë e kohës së dënimit”.

“Për sa më sipër , drejtori i DPB-së u ka kërkuar Prokurorive të Rretheve një marrëveshje bashkëpunimi  lidhur me ekzekutimin e vendimeve penale me qëllim që të shmangen rastet e lirimit pa përfunduar afati i përcaktuar në urdhër-in e ekzekutimit të vendimit penal”, cituar nga Report Tv.




Skip to toolbar