Gjendet trupi i pajetë i futbollistes shqiptare në ujërat e Comos

AKTUALITET


Të martën është gjetur në thellësi të ujërave të liqenit të Comos trupi i pajetë i 24-vjeçares shqiptare, Florijana Ismaili, e cila u mbyt  pak ditë më parë teksa ishte me pushime me disa shoqe të saj. Florijana ishte futbolliste me ekipin e femrave dhe aktivizohej me Young Boys prej vitit 2011, ndërsa prej kohësh ajo luante edhe me kombëtaren zvicerane.

Lajmi e hidur për gjetjen e trupit të pajetë të futbollistes me orgjinë shqiptare, e kanë dhënë mediat të martën, ndërsa në mbrëmje klubi i Young Boys ka shpërndarë dhe një komunikatë zyrtare.


“Young Boys, në konsultim me familjen të ndierës, ka detyrën e dhimbshme të informojë largimin e parakohshëm nga jeta të Florijana Ismaili. Jemi shumë të tronditur dhe thellësisht të prekur nga kjo ngjarje”, shkruan klubi zviceran.

24-vjeçarja me orgjinë nga Kosova humbi jetën tragjikisht në liqenin e Comos. Ajo nuk arriti të dilte nga uji, pasi ishte zhytur në të gjatë lundrimit me një varkë që e kishte marrë me qira të shtunën pasdite me dis amikesha të saj.

Autoritetet italiane nisën menjëherë kërkimet për të gjetur trupin e Florijana Ismailit, por ato dhanë rezultate vetëm të martën pasdite. Florijana Isamili  ishte futbolliste e ekipit të femrave të Young Boys, ndërsa me ekipin kombëtar të Zvicrës, e reja kishte luajtur pesë vitetet e fundit 33 ndeshje ndërkombëtare.  




Skip to toolbar