Një e moshuar është gjetur e vdekur në banesën e saj, në të cilën jetonte vetëm. 85-vjeçarja me iniciale S.Zh., jetonte e vetme në shtëpinë e saj në lagjen “Palorto” në Gjirokastër. Ajo është gjetur nga fqinjët, të cilët kishin shkuar pasi ishin bërë merak që nuk e kishin parë të dilte.
Policia është njoftuar menjëherë në lidhje me ngjarjen, ndërsa nga rezultatet paraprake të hetimit dyshohet se vdekja ka qenë për shkaqe natyrore dhe se nuk kishte shenja dhune në trup. Dyshohet se sëmundja e hipertensionit mund t’i ketë marrë jetën 85-vjeçares.