Gjobë 1 mln lekë pronarit të lokalit në Durrës se theu masat anti-covid

AKTUALITET



3 persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga Drejtoria e qarkut Durrës bënë me dije se pas hekurave përfundoi 30-vjeçari me inicialet G. Ç., banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkohë, shtetasi me inicialet K. SH., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në Derven, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur. Po ashtu në pranga ra dhe shtetasi me inicialet H. M., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë.


Strukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronarin e një subjekti në lagjen nr. 3, Durrës, shtetasin Xh. T., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitet pas orarit të përcaktuar për mbyllje.