Gjoka: Flamurtari ekip i madh, por fitojmë ne!

Më të fundit


Ernest Gjoka debutoi me fitore pak ditë më parë ndaj Laçit si trajner i Kukësit. I rikthyer në këtë detyrë tek ekipi verilindor pas dy sezonesh, Gjoka synon që të përsërit një tjetër sukses këtë javë. Kukësi do të përballet me Flamurtarin, ekip që ka fituar dy ndeshjet e fundit dhe vjen tepër i motivuar. Megjithatë, Ernest Gjoka, ka analizuar situatën në ekipin e tij, gjatë konferencës për shtyp të dhënë ditën e sotme, teksa është shprehur optimist për fitore.

Flamurtari, ekip që ka befasuar…


E vërtetë, ndeshje shumë e vështirë, ndaj një rivali më emër të madh dhe më lojtarë cilësorë dhe trajner kampion. Gjithsesi, duam rezultat pozitiv, pa e parë shumë renditjen.

Ndryshimi te Kukësi, a ka nisur që nga ndeshja me Laçin?

Një nga gjërat kryesore është se këtu kisha lënë një mentalitet dhe ide që për të arritur sukses duhet luajtur mirë. Grupi u përshtat shumë mirë, ndoshta kanë ndikuar edhe lojtarët që kanë qenë këtu në kohën time. Nuk kam ndryshuar dot shumë gjëra, kam punuar sidomos në aspektin psikologjik, aty duhej punë.

Ngërçi në ekip, a është kaluar?

Nuk është aq e lehtë, por lojtarët që kam drejtuar edhe më herët ndikojnë shumë në futjen e frymës së duhur në grup.

Musolli, a është gati të luajë titullar?

I ka kaluar testet, mendoj se është gati. Testi në Laç, me 30 minuta, shërbeu për të kuptuar sa gati është dhe e kaloi, ndaj është gati të luajë titullar. Për mua është shumë i rëndësishëm, ashtu si Shameti e Rrumbullaku, që ma njohin mirë mënyrën e punës. Është një nga liderët te ky Kukës.

Rexhinaldo e Shkurtaj…

I vlerësoj shumë, janë lojtarë cilësorë dhe që mund të japin shumë. Mendoj e duhet të punojmë dhe të gjejmë mënyrën për t’i bërë të funksionojnë shumë mirë së bashku.

Presioni për trofe dhe deklarata e Gjicit që trajnerët duhet të arrijnë rezultate menjëherë…

Është normal, presidenti Gjici ka investuar shumë dhe kërkon trofe, si çdo president. Kushtet janë, besoj se i kemi të gjitha mundësitë për ta mbyllur sezonin me trofe.

Grupi, a do të ruhet edhe sezonin e ardhshëm?

Duhet ruajtur ky grup për një periudhë afatgjatë, për të ndërtuar diçka serioze. Uroj që grupi të ruhet, sepse është shumë cilësor.

Flamurtari një deja vu, e ke drejtuar edhe vetë në krizë totale dhe ke fituar kupë…

Po, e kam përjetuar atë situatë, mes vështirësish pa fund kemi fituar edhe kupën në Vlorë. Kjo më bën ta vlerësoj edhe më shumë punën e trajnerit Daja në Vlorë. Edhe skuadrës i kam kërkuar ta vlerësojë në maksimum ndeshjen e nesërme, sepse sfida të tilla janë shumë të vështira. Skuadra si Flamurtari, që nuk kanë presion të madh mbi vete, japin më të mirën dhe shpesh marrin rezultate shumë të mira.

Titullin e fituat me stadiumin plot në Kukës, tani do luash në stadiume bosh…

E vërtetë, është ndryshim i madh dhe është shumë e vështirë të luash pa tifozët. Jam i bindur se këtë sezon Kukësi do kishte shumë më tepër pikë nëse do luante në Kukës. Gjithsesi, presidenti Gjici edhe për këtë arsye ka ndërtuar një ekip të kompletuar, që të kalohen edhe këto pengesa. Natyrisht uroj që sezonin e ardhshëm Kukësi të ketë stadiumin e vet.




Skip to toolbar